NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 351

"Mosparaqitja ose largimi i vullnetshëm i të pandehurit (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur i pandehuri i lirë ose i paraburgosur nuk paraqitet në seancë, ndonëse është njoftuar dhe nuk ka pasur shkaqe të ligjshme për të mos u paraqitur, gjykata shtyn seancën dhe urdhëron shoqërimin e detyrueshëm, përveç rastit kur ka deklaruar vullnetin e tij për të mos marrë pjesë në gjykim përpara noterit ose autoritetit shtetëror përgjegjës. Në këtë rast gjykimi vazhdon pa pjesëmarrjen e tij. 2. Kur i pandehuri i pranishëm në seancë heq dorë në mënyrë të qartë nga e drejta tij për të marrë pjesë në gjykim, gjykimi vazhdon pa pjesëmarrjen e tij. 3. Në rastet e parashikuara nga pikat 1 dhe 2, të këtij neni, i pandehuri konsiderohet i pranishëm, me kusht që gjykimi të zhvillohet në praninë e mbrojtësit. 4. I njëjti rregullim zbatohet edhe kur i pandehuri ikën në çdo moment të shqyrtimit gjyqësor ose gjatë intervaleve të tij."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →