Neni 348
"Verifikimi i paraqitjes së palëve (Shtuar fjalia e dytë në pikën 1 e pikat 2 e 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Para se të fillojë shqyrtimi gjyqësor, kryetari kontrollon paraqitjen e palëve. Në rast se palët nuk janë paraqitur, kryetari verifikon nëse njoftimet janë të rregullta dhe nëse mungesa është e justifikuar. 2. Kur mbrojtësi i caktuar kryesisht nuk është i pranishëm, zbatohen paragrafët 5 dhe 6, të nenit 49, të këtij Kodi. 3. Nëse prokurori nuk paraqitet në gjykim, gjykata shtyn seancën dhe njofton drejtuesin e prokurorisë."