NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 340

"Rastet e gjykimit me dyer të mbyllura (Shtuar fjalë në shkronjën “ç” dhe shkronja “d” në pikën 1, pika 2, ndryshuar numërtimi me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata vendos që shqyrtimi gjyqësor ose disa veprime të tij të zhvillohen me dyer të mbyllura: a) kur publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit, në qoftë se një gjë e tillë kërkohet nga organi kompetent; b) kur nga ana e publikut ka shfaqje që prishin zhvillimin e rregullt të seancës; c) kur është e nevojshme të mbrohet siguria e dëshmitarëve ose e të pandehurve; ç) kur gjykohet e nevojshme në pyetjen e të miturve si dëshmitarë. d) kur viktima e përcaktuar në nenin 58/b, të këtij Kodi, kërkon të zhvillohet me dyer të mbyllura. 2. Shqyrtimi gjyqësor zhvillohet gjithmonë me dyer të mbyllura kur: a) gjykohen të miturit; b) gjykohen të pandehur të rritur, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ndaj të miturve si viktimë, pavarësisht moshës së viktimës gjatë gjykimit. 3. Vendimi i gjykatës për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura revokohet kur pushojnë shkaqet që e sollën atë. 4. Kryetari i trupit gjykues informon personat që marrin pjesë në një gjykim me dyer të mbyllura për detyrimin që kanë për të mbajtur konfidencial informacionin e mësuar në seancë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →