search KËRKO
Kodi i Procedurës Penale

Neni 333

"Caktimi i seancës 1. Brenda dhjetë ditëve nga depozitimi i kërkesës së prokurorit ose viktimës akuzuese, kryetari i trupit gjykues, i ngarkuar për gjykimin e çështjes cakton datën e seancës gjyqësore. 2. Data e seancës i njoftohet prokurorit, të pandehurit, mbrojtësit, viktimës, palëve private dhe përfaqësuesve të tyre të paktën dhjetë ditë para datës së caktuar për gjykim."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI