NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 332-c

"Zhvillimi i seancës 1. Pasi kryen verifikimin e paraqitjes së palëve, gjykata e deklaron të hapur shqyrtimin gjyqësor. 2. Prokurori paraqet në mënyrë të përmbledhur rezultatet e hetimeve paraprake dhe provat ku mbështetet kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq. 3. I pandehuri mund të parashtrojë kërkesa për pavlefshmërinë e akteve të hetimeve paraprake, papërdorshmërinë e provave, nevojën për marrjen e provave të tjera, kërkesë për gjykimin e shkurtuar, si dhe mund të bëjë deklarimet që i çmon të nevojshme ose të kërkojë që të pyetet, duke zbatuar rregullat e parashikuara nga nenet 38 dhe 39 të këtij Kodi. 4. Pas të pandehurit paraqesin pretendimet e tyre viktima dhe palët e tjera private, kur janë të pranishme. 5. Palët mund të paraqesin marrëveshje mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimin e dënimit, si dhe kërkesën për sigurimin e provës, apo padinë civile në procesin penal. 6. Kur palët paraqesin kërkesë për sigurimin e provës, gjyqtari i seancës paraprake vendos për marrjen e saj dhe nëse e pranon kërkesën, ia përcjell atë gjykatës kompetente, si dhe cakton datën e seancës së re. 7. Kur palët nuk kanë kërkesa apo pretendime për prova të tjera, gjykata deklaron të mbyllur shqyrtimin gjyqësor. 8. Palët parashtrojnë diskutimet e tyre mbi vlerën e provave dhe kërkesën e prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →