NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 301

"Vleftësimi i sekuestros (Ndryshuar fjalia e dytë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur vë sekuestron, sipas nenit 300, policia gjyqësore shënon në procesverbal shkakun dhe i dorëzon një kopje të aktit personit, të cilit i janë sekuestruar sendet. Procesverbali i dërgohet pa vonesë dhe sidoqoftë jo më vonë se dyzet e tetë orë, prokurorit të vendit ku është zbatuar sekuestroja. 2. Prokurori, brenda dyzet e tetë orëve të ardhshme, me vendim të motivuar vleftëson sekuestron, në qoftë se ekzistojnë kushtet, ose vendos kthimin e sendeve të sekuestruara. Kopja e vendimit i njoftohet menjëherë, por jo më vonë se 72 orë, të pandehurit, mbrojtësit dhe personit të cilit i janë sekuestruar sendet. Kundër tij mund të bëhet ankim në gjykatë brenda dhjetë ditëve nga i pandehuri dhe mbrojtësi i tij, nga personi të cilit i janë sekuestruar sendet dhe ai që ka të drejtë t’i kthehen ato. Ankimi nuk pezullon zbatimin e sekuestros."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →