NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 294-b

"Infiltrimi në përbërje të grupit kriminal (Shtuar me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004; ndryshuar titulli dhe shtuar fjalë në pikën 1, 2 dhe fjalë e fjalia në pikën 4, ndryshuar fjalë në pikën 3, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Për qëllimet e zbulimit të krimeve të rënda, oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore, me autorizimin dhe nën mbikëqyrjen e prokurorit, mund të futet në përbërjen e një grupi kriminal për të individualizuar pjesëtarët e grupit dhe për të mbledhur të dhënat e nevojshme për hetimin, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e vet si punonjës policie. 2. Punonjësi i policisë gjyqësore i infiltruar nuk duhet të provokojë një akt kriminal, i cili, pa ndërhyrjen e tij, nuk do të ishte kryer. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret. 3. Autorizimi i prokurorit duhet të përcaktojë afatin e infiltrimit, që lejohet të zgjatet nga prokurori deri në gjashtë muaj dhe hapësirën e lejueshme për punonjësin e infiltruar, duke treguar, sipas rastit, veprimet e paligjshme që mund të kryejë ai, pa rrezikuar jetën e të tjerëve. 4. Punonjësi i policisë gjyqësore i infiltruar mund të pyetet si dëshmitar. Nëse marrja e dëshmisë nga personat e inflitruar është thelbësore për zgjidhjen e çështjes, dëshmia merret duke respektuar rregullat mbi ruajtjen e fshehtësisë së identitetit të informatorit. Kur këta të fundit nuk janë thirrur si dëshmitarë, informacionet e dhëna prej tyre nuk mund të përdoren."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →