NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 268

"Kushtet e zbatimit 1. Ai që është deklaruar i pafajshëm me vendim të formës së prerë ka të drejtën e kompensimit për paraburgimin e vuajtur, me përjashtim të rasteve kur është provuar që vendimi i gabuar ose moszbulimi në kohën e duhur i faktit të panjohur është shkaktuar tërësisht ose pjesërisht prej tij. 2. E njëjta e drejtë i takon edhe të dënuarit që ka qenë i paraburgosur, kur me vendim të formës së prerë vërtetohet se akti me të cilin është caktuar masa është nxjerrë pa qenë kushtet e parashikuara nga nenet 228 dhe 229. 3. Dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 zbatohen edhe në favor të personit për të cilin është vendosur pushimi i çështjes nga gjykata ose prokurori. 4. Kur me vendim të gjykatës është vërtetuar se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, për shkak të shfuqizimit të dispozitës përkatëse, e drejta e kompensimit nuk njihet për atë pjesë të paraburgimit të vuajtur para shfuqizimit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →