NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 261

"Shuarja e masave të sigurimit (Ndryshuar shkronja “ç” në pikën 1, pika 3 numërohet pika 4 e shtuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Masat e sigurimit shuhen: a) kur për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person është vendosur pushimi i çështjes ose është dhënë vendimi i pafajësisë; b) kur dënimi i caktuar shpallet i shuar ose i pezulluar me kusht; c) kur kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar; c’) kur pas mbarimit te afatit te parashikuar nga shkronja “d”, e paragrafit 1, të nenit 245, të këtij Kodi, nuk eshte urdheruar përsëritja, brenda kufijve te parashikuar nga nenet 264 dhe 267. 2. Paraburgimi i urdhëruar gjatë hetimeve paraprake humbet fuqinë në qoftë se gjykata nuk procedon në marrjen në pyetje brenda afatit të parashikuar nga neni 248. 3. Kërkesa për shuarjen e masës së sigurimit paraqitet së bashku me provat në gjykatën ku ndodhen aktet në momentin e paraqitjes së saj. Gjykata vendos brenda 48 orëve, pasi njofton palët. Mosparaqitja e palëve, pa shkaqe të arsyeshme, nuk e pengon gjykatën të vendosë pa praninë e tyre. Për afatin e arsyetimit të vendimit dhe ankimit zbatohen rregullat e parashikuara në nenet 248 dhe 249 të këtij Kodi. 4. Shuarja e masave të sigurimit nuk pengon ushtrimin e të drejtave që ligji i njeh gjykatës ose ndonjë autoriteti tjetër në zbatimin e dënimeve plotësuese ose të masave të tjera ndaluese."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →