NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 259

"Seanca e vleftësimit (Shtuar pika “2”, ndryshuar pikat “3” e “4”,”5" me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtuar fjalia në fund të pikës 2, ndryshuar pika 3 dhe fjalia e dytë në pikën 4 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Seanca e vleftësimit zhvillohet me pjesëmarrjen e domosdoshme të prokurorit dhe të mbrojtësit. Kur mbrojtësi i zgjedhur ose i caktuar kryesisht nuk është gjetur ose nuk është paraqitur, gjykata cakton si zëvendësues një mbrojtës tjetër. 2. Prokurori tregon shkaqet e arrestimit ose të ndalimit. Pas kësaj gjykata dëgjon të arrestuarin ose të ndaluarin dhe mbrojtësin ose vetëm këtë të fundit, kur i arrestuari a i ndaluari ka refuzuar të paraqitet. Provat e marra në këtë seancë konsiderohen si të marra në gjykim por, me kërkesën e palëve, ato mund t’i nënshtrohen debatit gjyqësor gjatë shqyrtimit të çështjes në themel. 3. Kur del se arrestimi në flagrancë ose ndalimi janë bërë në mënyrë të ligjshme, gjykata merr vendim për vleftësimin e tij. Kur ka kërkesë nga prokurori, gjykata mund të caktojë masë sigurimi. Kundër vendimit të gjykatës lejohet ankim sipas nenit 249 të këtij Kodi. 4. Kur arrestimi ose ndalimi nuk është i ligjshëm, gjykata vendos lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit ose të ndaluarit. Kundër vendimit prokurori mund të bëjë ankim sipas nenit 249 të këtij Kodi. 5. Arrestimi ose ndalimi e humbet fuqinë kur vendimi i gjykatës për vleftësimin nuk është shpallur brenda dyzet e tetë orëve të ardhshme nga çasti në të cilin kërkesa e prokurorit është paraqitur në gjykatë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →