Neni 253
"Ndalimi i të dyshuarit për një krim (Ndryshuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se katër vjet. 2. Policia gjyqësore kryen ndalimin me iniciativën e vet kur nuk është e mundur, për shkak të gjendjes së ngutshme, të pritet urdhri i prokurorit."