NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 215

"Vulosja e sendeve të sekuestruara (Shtuar pika 4, 5 dhe 6 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Sendet e sekuestruara sigurohen me vulën e organit procedues ose, në varësi nga natyra e sendeve, me mjete të tjera të përshtatshme që tregojnë se ato ruhen për nevojat e drejtësisë. 2. Organi procedues nxjerr kopje të dokumenteve dhe fotografi ose riprodhime të tjera të sendeve të sekuestruara që mund të ndryshojnë ose që ruhen me vështirësi, të cilat i bashkon me aktet dhe urdhëron ruajtjen e tyre në sekretari. 3. Për sendet që mund të ndryshojnë, organi procedues urdhëron, sipas rastit, tjetërsimin ose asgjësimin e tyre. 4. Me kërkesë të organit procedues, gjykata mund të urdhërojë asgjësimin e sendeve të ndaluara për t’u prodhuar, zotëruar, mbajtur apo tregtuar, në rast se ruajtja e tyre është e vështirë, veçanërisht e kushtueshme ose përbën rrezik për sigurinë, shëndetin apo higjienën publike. Në këtë rast, gjykata urdhëron marrjen e kampionëve dhe ruajtjen e tyre për qëllime të procedimit. 5. Organi procedues informon mbrojtësin e zgjedhur ose të caktuar kryesisht mbi vendin dhe datën e marrjes së kampionëve, të paktën 24 orë përpara. Mosparaqitja e mbrojtësit në marrjen e kampionëve nuk e ndalon organin procedues për marrjen e tyre. 6. Procedura për asgjësimin e sendeve të sekuestruara, afati, si edhe organi kompetent përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike dhe Ministrit të Drejtësisë. Kur është e mundur, veprimet e kryera dokumentohen me mjete audiovizive dhe në çdo rast mbahet procesverbal, kopje e së cilit i dërgohet prokurorisë pranë gjykatës që ka vendosur asgjësimin."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →