NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 202-a

"Vendimi për lejimin e kontrollit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Vendimi për lejimin e kontrollit duhet të tregojë llojin e kontrollit, personin që kontrollohet dhe gjenealitetet e tij, vendin apo banesën objekt kontrolli, provat materiale apo sendet që kërkohen, arsyet që lejojnë kontrollin, si edhe autoritetin që do të kryejë atë. 2. Kur ka arsye të bazuara se të dhënat, informacionet, programet informatike ose gjurmë të tyre, gjenden në një sistem informatik ose telematik, edhe kur ky është i mbrojtur me masa sigurie, gjykata merr vendim për kontrollin, duke urdhëruar masa teknike të përshtatshme, të cilat sigurojnë ruajtjen e të dhënave origjinale dhe nuk lejojnë ndryshimin e tyre. Vendimi i kontrollit duhet të përcaktojë llojin e informacionit që kërkohet dhe mënyrën e marrjes së tij. 3. Gjykata merr vendim të arsyetuar në dhomë këshillimi, brenda 24 orëve nga kërkesa e prokurorit. Kundër vendimit që refuzon kërkesën për kontroll mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën e apelit brenda 24 orëve. Gjykata e apelit shqyrton ankimin brenda 48 orëve nga marrja e akteve. 4. Kontrolli duhet të përfundojë brenda 72 orëve nga momenti i marrjes së vendimit për kryerjen e tij."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →