Neni 2
"Respektimi i normave procedurale (Shtuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Dispozitat procedurale caktojnë rregullat për mënyrën e ushtrimit të ndjekjes penale, të hetimit dhe gjykimit të veprave penale, si dhe të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Këto rregulla janë të detyrueshme për subjektet e procedimit penal, për organet shtetërore, personat juridikë dhe shtetasit. 2. Dispozitat procedurale penale janë të zbatueshme edhe për të pandehurit e mitur për aq sa nuk parashikohet ndryshe në ligjin e posaçëm në fuqi."