Neni 199
"Këqyrja e personave (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Këqyrja bëhet në vende të përshtatshme duke respektuar, me sa është e mundur, dinjitetin dhe integritetin personal të atij që këqyret. 2. Para se të bëhet këqyrja, personit që do të këqyret i bëhet e njohur e drejta për të kërkuar praninë e një të besuari, me kusht që ky të mund të gjendet menjëherë dhe të jetë i përshtatshëm. 3. Këqyrja mund të bëhet edhe me anën e një mjeku me pëlqimin e personit. Në këtë rast organi procedues mund të mos marrë pjesë në veprimin e këqyrjes. Nëse pëlqimi nuk jepet ose personi është i mitur, këqyrja bëhet duke ndjekur procedurën e parashikuar në nenin 201/ a të këtij Kodi."