NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 184

"Veprimet e ekspertit (Shtuar pika 4 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002) 1. Për t’iu përgjigjur kërkesave të ekspertimit, eksperti mund të autorizohet nga organi procedues që të shohë aktet, dokumentet dhe gjithçka që përfshihet në fashikullin e prokurorit ose të gjykatës. 2. Eksperti mund të autorizohet të marrë pjesë edhe në pyetjen e palëve dhe marrjen e provave. 3. Kur eksperti kërkon të dhëna nga i pandehuri, viktima ose nga persona të tjerë, këto të dhëna përdoren vetëm për qëllimet e ekspertimit. 4. Kur për nevojat e ekspertimit është i domosdoshëm shkatërrimi ose ndryshimi i thelbit të sendit, kur është e mundur, ekspertët detyrohen të ruajnë atë pjesë të tij, si dhe të dokumentojnë pjesën e përdorur për ekspertim, duke vënë në dijeni organin procedues dhe palët."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →