NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 181

"Përjashtimi i ekspertit 1. Palët mund të kërkojnë përjashtimin e ekspertit në rastet e parashikuara nga ky Kod për përjashtimin e gjyqtarit. 2. Kur ekziston një shkak përjashtimi, eksperti është i detyruar ta deklarojë. 3. Deklarimi i shkakut të përjashtimit nga vetë eksperti ose kërkimi i përjashtimit nga palët mund të paraqiten derisa të mos jetë bërë caktimi i detyrës dhe, kur shkaqet kanë lindur aty për aty ose janë njohur më pas, para se eksperti të ketë dhënë mendimin e tij. 4. Mbi deklarimin e ekspertit për përjashtim ose të kërkesës për përjashtimin e tij vendos, me urdhër, organi procedues që ka caktuar ekspertimin."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →