NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 167

"Pyetja e një personi të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur (Shtuar pika 4/1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Personat e marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, ndaj të cilëve procedohet ose është proceduar veç e veç, pyeten me kërkesën e palës ose edhe kryesisht. 2. Ata janë të detyruar të paraqiten në gjykatë, e cila, kur është e nevojshme, urdhëron shoqërimin e tyre forcërisht. Zbatohen dispozitat për thirrjen e dëshmitarëve. 3. Personat e treguar në paragrafin 1 ndihmohen nga mbrojtësi i zgjedhur dhe në mungesë të tij nga një mbrojtës i caktuar kryesisht. 4. Para se të fillojë pyetja, gjykata i njofton personat e treguar në paragrafin 1 se kanë të drejtë të mos përgjigjen. 4/1. Kur duhet të pyetet një person që është marrë si i pandehur në një procedim të lidhur dhe ekziston një nga kushtet e parashikuara nga shkronja “b”, e paragrafit 1, të nenit 156, të këtij Kodi, gjykata i garanton mbrojtjen nga deklarimet vetinkriminuese lidhur me faktet për të cilat ai është proceduar. Kur ai bën deklarime me vetëpërgjegjësi për fakte të reja, gjykata i bën të ditur të drejtat që parashikohen në nenin 37 të këtij Kodi. 5. Dispozitat e paragrafëve të mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak ndaj personave të marrë si të pandehur për një vepër penale të lidhur me atë për të cilën procedohet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →