Neni 156
"Papajtueshmëria me detyrën e dëshmitarit (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Nuk mund të pyeten si dëshmitarë: a) personat që, për shkak të aftësive të kufizuara fizike ose psikike, nuk janë në gjendje të bëjnë dëshmi të rregullt; b) të pandehurit në një vepër penale të përbashkët ose në një procedim të lidhur, kur ndaj tyre është dhënë vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit të akuzës ose çështjes, ose i dënimit, duke përfshirë edhe rastet e gjykimit me marrëveshje dhe të urdhrit penal të dënimit, me përjashtim të rasteve kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë; c) ata që në të njëjtin procedim kryejnë ose kanë kryer funksionin e gjyqtarit ose të prokurorit; ç) i padituri civil dhe personi civilisht përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga i pandehuri. 2. Rregulli i parashikuar në shkronjën “b”, të paragrafit 1, nuk gjen zbatim për bashkëpunëtorin e drejtësisë, i cili pyetet në çdo rast në cilësinë e dëshmitarit, sipas nenit 36/a të këtij Kodi."