NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 154

"Dëshmia indirekte 1. Kur dëshmitari, për njohjen e fakteve, u referohet personave të tjerë, gjykata, me kërkesën e palës ose edhe kryesisht urdhëron që këta të thirren për të dëshmuar. 2. Mosrespektimi i dispozitës së paragrafit 1 i bën të papërdorshme thëniet mbi faktet, të cilat dëshmitari i ka mësuar nga persona të tjerë, me përjashtim të rasteve kur pyetja e tyre është e pamundur për shkak se kanë vdekur, janë të sëmurë rëndë ose nuk gjenden. 3. Dëshmitari nuk mund të pyetet për fakte që i ka mësuar nga personat që janë të detyruar të ruajnë sekretin profesional ose shtetëror, me përjashtim të rasteve kur këta persona kanë deklaruar për të njëjtat fakte ose i kanë përhapur ato me ndonjë mënyrë tjetër. 4. Nuk mund të përdoret dëshmia e atij që refuzon ose që nuk është në gjendje të tregojë personin ose burimin nga të cilët ka marrë dijeni për faktet që pyetet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →