Neni 151
"Marrja e provave (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjatë hetimeve paraprake provat merren nga organi që procedon, sipas rregullave të caktuara në këtë Kod. 2. Në gjykim provat merren me kërkesën e palëve. Gjykata vendos menjëherë, duke përjashtuar provat e ndaluara nga ligji dhe ato që janë haptazi të panevojshme. 3. Provat e marra në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji nuk mund të përdoren. Papërdorshmëria e provave ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit."