NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 15

"Papajtueshmëria për shkak të pjesëmarrjes në procedim (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjyqtari që ka dhënë ose që ka marrë pjesë në dhënien e vendimit në një shkallë të procedimit nuk mund të ushtrojë funksionet e gjyqtarit në shkallët e tjera, as të marrë pjesë në rigjykim apo rishikim pas prishjes së vendimit. 2. Nuk mund të marrë pjesë në gjykim gjyqtari që ka shqyrtuar kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake ose në seancë paraprake për të njëjtin procedim. Gjyqtari që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake nuk mund të ushtrojë funksionet e gjyqtarit të seancës paraprake në të njëjtin procedim. 3. Nuk mund të ushtrojë në të njëjtin procedim detyrën e gjyqtarit ai që ka qenë prokuror ose që ka kryer veprime të policisë gjyqësore ose që ka qenë mbrojtës, përfaqësues i një pale ose dëshmitar, ekspert viktimë ose person që ka paraqitur një kallëzim ose ankimin e procedimit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →