Neni 149
"Kuptimi i provës (Shtuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Prova janë njoftimet mbi faktet e rrethanat që lidhen me veprën penale, që merren prej burimeve të parashikuara në ligjin procedural penal, në përputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, pasojat e ardhura prej saj, fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjësisë së tij. 2. Kur kërkohet një provë që nuk rregullohet me ligj, gjykata mund ta marrë nëse prova vlen për të vërtetuar faktet dhe nuk cenon lirinë e vullnetit të personit. Gjykata vendos për marrjen e provës pasi dëgjon palët mbi mënyrën e marrjes së saj."