NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 147

"Rivendosja në afat (Shfuqizuar shprehja në pikën 6 me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 31, datë 17.5.2012; ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Prokurori, i pandehuri, viktima, viktima akuzuese dhe palët private rivendosen në afatin e caktuar kur provojnë se nuk kanë pasur mundësi ta respektojnë afatin për shkak të rastit fator ose të forcës madhore. 2. Rivendosja në afat nuk lejohet më shumë se një herë për secilën palë për çdo shkallë të procedimit. 3. Kërkesa për rivendosjen në afat paraqitet brenda dhjetë ditëve nga zhdukja e faktit që përbënte rast fator ose forcë madhore. Për kërkesën vendos organi që procedon në kohën e paraqitjes së saj. 4. Kundër vendimit që refuzon kërkesën për rivendosje në afat mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve. Gjykata shqyrton ankimin në dhomë këshillimi brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →