Neni 144
"Rregulla të përgjithshme 1. Afatet procedurale caktohen në orë, në ditë, në muaj ose në vite. 2. Afatet llogariten sipas kalendarit të zakonshëm. 3. Afati i caktuar në ditë, kur ai mbaron në ditë pushimi ose feste, shtyhet deri në ditën pasardhëse të punës ose jofestive. 4. Me përjashtim të rasteve kur ligji disponon ndryshe, në afatin e caktuar nuk llogaritet ora ose dita në të cilën fillon të ecë afati. Llogariten ora e fundit ose dita e fundit. 5. Afati për bërjen e deklaratave, depozitimin e dokumenteve ose për kryerjen e veprimeve të tjera në gjykatë konsiderohet i mbaruar në momentin kur, sipas rregullit, zyrat mbyllen për publikun."