NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 140

"Njoftimi për herë të parë i të pandehurit të lirë (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Njoftimi për herë të parë i të pandehurit në gjendje të lirë bëhet duke i dorëzuar atij personalisht kopjen e aktit së bashku me letrën e të drejtave, sipas nenit 34/a, të këtij Kodi. Kur nuk mund t’i dorëzohet personalisht, njoftimi bëhet në banesën e tij ose në vendin e punës, duke ia dorëzuar aktin një personi që bashkëjeton me të ose një fqinji, ose një personi që punon me të. Në aktin e njoftimit tregohen gjenealitetet e personit që merr përsipër njoftimin dhe lidhja e tij me të pandehurin. 2. Kur vendet e treguara në paragrafin 1 nuk dihen, njoftimi bëhet në vendin ku i pandehuri ka banimin e përkohshëm ose vendin ku qëndron më shpesh, duke ia dorëzuar atë njërit prej personave të treguar në paragrafin 1. 3. Kopja e njoftimit nuk mund t’i dorëzohet një të mituri nën 14 vjeç ose një personi me paaftësi të dukshme intelektuale. 4. Nëse i pandehuri është i mitur, si rregull, ai njoftohet nëpërmjet prindërve ose kujdestarit të tij, si dhe sipas legjislacionit të posaçëm për të miturit. 5. Kur personat e treguar në paragrafin 1 mungojnë ose nuk janë të përshtatshëm, ose refuzojnë të marrin aktin, atëherë procedohet me kërkimin e të pandehurit në vende të tjera. Në rast se edhe në këtë mënyrë nuk mund të bëhet njoftimi, akti depozitohet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon, këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës. Ftuesi gjyqësor e lajmëron atë për depozitimin me letër rekomande me lajmërim marrje. Efektet e njoftimit rrjedhin që nga marrja e rekomandesë. 6. Njoftimi i të pandehurit që kryen shërbimin ushtarak bëhet duke i dorëzuar aktin atij vetë dhe kur nuk mund të bëhet dorëzimi, akti i njoftohet komandës e cila detyrohet të lajmërojë menjëherë të interesuarin. 7. Me aktin e njoftimit për herë të parë, organi procedues e fton të pandehurin të deklarojë ose të zgjedhë banesën apo vendin dhe mënyrën e njoftimeve të mëtejshme për efekte të procedimit. Për çdo ndryshim të tyre i pandehuri është i detyruar të njoftojë me shkrim ose të deklarojë përpara organit procedues."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →