NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 107

"Pjesëmarrja e shurdhit, memecit dhe e shurdhmemecit në bërjen e akteve procedurale 1. Kur shurdhi, memeci apo shurdhmemeci dëshirojnë ose duhet të japin shpjegime, veprohet në këtë mënyrë: a) shurdhit i paraqiten pyetjet dhe paralajmërimi me shkrim dhe ai përgjigjet me gojë; b) memecit i bëhen pyetjet dhe paralajmërimi me gojë dhe ai përgjigjet me shkrim; c) shurdhmemecit i paraqiten pyetjet dhe paralajmërimi me shkrim dhe ai përgjigjet me shkrim. 2. Në qoftë se shurdhi, memeci ose shurdhmemeci nuk dinë të lexojnë ose të shkruajnë, autoriteti procedues cakton një ose më shumë interpretë të zgjedhur ndërmjet atyre personave që janë të mësuar të merren vesh me ta."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →