Neni 103
"Ndalimi i publikimit të aktit 1. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv. 2. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake. 3. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë. 4. Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale. Gjykata mund të lejojë publikimin vetëm kur e kërkojnë interesat e të miturit ose kur i mituri ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç."