Neni 101
"Zëvendësimi i akteve origjinale 1. Kur origjinali i një akti procedural është prishur, ka humbur ose është zhdukur dhe për arsye të ndryshme nuk gjendet, kopja autentike e verifikuar ka vlerën e origjinalit dhe vihet në vendin ku ndodhej origjinali. 2. Për këtë qëllim, gjykata edhe kryesisht, me vendim, urdhëron personin që mban kopjen ta dorëzojë atë në sekretari."