Neni 97
"Të drejta të përfaqësuesit në procesin gjyqësor Kur palët përfaqësohen në gjykim nga përfaqësuesi, ky mund të kryejë dhe të marrë në interes të palës së vet të gjitha aktet që i nevojiten procesit, që ligji nuk e ndalon. Në çdo rast nuk mund të kryejë akte që sjellin disponim të së drejtës, përveç rasteve kur ka fituar tagër në mënyrë të shprehur."