NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 72

"Rastet për përjashtimin e gjyqtarit Gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje konkrete kur: 1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim; 2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt ose krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit; 3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve; 4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë; 5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim; 6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie. Kërkesa për heqjen dorë i paraqitet kryetarit të gjykatës përkatëse i cili vendos. Për deklarimin e heqjes dorë të kryetarit të gjykatës së shkallës së parë vendos kryetari i gjykatës së apelit dhe për kërkesën e këtij të fundit vendos kryetari i Gjykatës së Lartë. Përmbajtja e kërkesës u njoftohet palëve."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →