NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 610

"Kundërshtimi i veprimeve të përmbaruesit gjyqësor (Ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë 17.5.2001; nr. 10 052, datë 29.12.2008; nr. 122/2013, datë 18.4.2013; nr. 114/2016, datë 3.11.2016; shtuar paragrafi i tretë pas paragrafit të dytë me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) Kundër veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, të kryera në kundërshtim me procedurat e parashikuara nga ky Kod dhe kundër refuzimit të përmbaruesit gjyqësor për të kryer një veprim që ia ngarkon ligji, palët mund të bëjnë ankim në gjykatën që ekzekuton vendimin, brenda 5 ditëve nga dita e kryerjes së veprimit ose refuzimit, kur palët kanë qenë të pranishme në kryerjen e veprimit ose kanë qenë thirrur, dhe, në raste të tjera, nga dita që u është njoftuar ose kanë marrë dijeni për veprimin ose refuzimin. Kundër veprimeve të personave, përmbaruesit gjyqësorë, që ushtrojnë veprimtarinë publike të shërbimit përmbarimor gjyqësor të organizuar mbi baza private, pala debitore mund të paraqesë ankim në gjykatën, ku ekzekutohet titulli ekzekutiv, brenda 5 ditëve nga data e kryerjes së veprimit. Ankimet kundër veprimeve ose refuzimit të përmbaruesit gjyqësor shqyrtohen nga i njëjti gjyqtar i vetëm gjatë gjithë fazës së ekzekutimit të detyrueshëm të titullit ekzekutiv kur veprimet ose refuzimi i përmbaruesit gjyqësor lidhet me të njëjtin titull ekzekutiv, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe. Ankimi shqyrtohet brenda 20 ditëve nga gjykata e vendit të ekzekutimit, e cila kur e sheh të nevojshme mund të thërrasë palët dhe përmbaruesin gjyqësor. Ankimi kundër veprimeve ose refuzimit të përmbaruesit gjyqësor nuk pezullon ekzekutimin, përveç kur gjykata vendos ndryshe. Kur titulli ekzekutiv është një akt për dhënien e kredive bankare ose akt për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare dhe gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit, masa e pezullimit konsiderohet e rënë nga fuqia me kalimin e 20 ditëve nga momenti i dhënies së vendimit të pezullimit. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë. Shqyrtimi i ankimit ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, si rregull, bëhet nga gjykata e apelit pa praninë e palëve, brenda 30 ditëve. Përjashtimisht, gjykata e apelit mund të vendosë shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve brenda 45 ditëve, në rast se çmon se debati gjyqësor është i nevojshëm për të vlerësuar se: a) për konstatimin e gjendjes faktike në mënyrë të plotë dhe të saktë, duhen vërtetuar fakte të reja dhe duhen marrë prova të reja, përveçse kur ankuesi provon se pa fajin e tij nuk ka mundur t’i paraqesë këto fakte ose t’i kërkojë këto prova në shqyrtimin e çësh tjes në gjykatën e shkallës së parë, në afatet e parashikuara; b) vendimi, kundër të cilit është paraqitur ankimi, është bazuar në shkelje të rënda procedurale, apo në gjendjen faktike të konstatuar gabimisht ose në mënyrë jo të plotë; c) me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike duhet të përsërisë marrjen e disa ose të gjitha provave të marra nga gjykata e shkallës së parë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →