Neni 61
"Dërgimi i çështjes gjykatës kompetente (Ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore."