NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 606

"Sanksionet për moskryerjen e veprimit nga debitori (Ndryshuar me ligjet nr. 8431, datë 14.12.1998 dhe nr. 8812, datë 17.5.2001) Ndaj debitorit që refuzon, kryen në mënyrë të parregullt, nuk respekton afatet ose kryen të kundërtën e asaj që me vendim të gjykatës është i detyruar, kur nuk ka vend për përgjegjësi penale, përmbaruesi gjyqësor ka të drejtën e gjobitjes deri 50 000 lekë në çdo rast deri në ekzekutimin e detyrimit. Kundër vendimit të përmbaruesit gjyqësor mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 5 ditëve nga komunikimi i tij. Ndaj personave të tjerë, që sipas urdhrit të ekzekutimit ose ligjit janë të detyruar të kryejnë veprime të caktuara, në rastet e përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni, përmbaruesi gjyqësor ka të drejtën e gjobitjes deri në 50. 000 lekë. Kundër vendimit të përmbaruesit mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 5 ditëve nga komunikimi i tij."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →