Neni 594
"Vënia e sekuestros mbi llogarinë e debitorit Banka, me të marrë urdhrin e ekzekutimit, ve sekuestro mbi llogarinë, depozitat dhe kreditë e debitorit në masën e nevojshme për ekzekutimit e detyrimit, pa pezulluar pagimin e kredive që sipas nenit 605 të Kodit Civil paguhen me preferim ndaj kredisë për të cilën është vënë sekuestro."