Neni 59
"(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ. Kur gjykata vendos nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë, ndërsa kur vendos që çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, kundër vendimit lejohet ankim bashkë me vendimin përfundimtar ose jopërfundimtar."