NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 581

"Deklarimi i pasurive të debitorit (Ndryshuar me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008) Përpara se të vihet sekuestroja, përmbaruesi gjyqësor sigurohet për ekzistencën e kredive të debitorit dhe të sendeve, që personat e tretë i detyrohen atij. Për këtë përmbaruesi gjyqësor njofton me shkresë personin e tretë dhe debitorin. Me marrjen e lajmërimit, pala debitore duhet të deklarojë pranë përmbaruesit gjyqësor se informacioni i paraqitur, për pasuritë e tij/saj apo të lëna në posedim personave të tretë, është i saktë e i plotë. Me marrjen e lajmërimit të sekuestrimit, personi i tretë ndalohet t’ia dorëzojë debitorit kredinë dhe sendet e tij. Kur debitori është person juridik, deklarimi i pasurisë mund të bëhet nga një anëtar i organit drejtues, që, sipas ligjit ose statutit, ka të drejtën e përfaqësimit kundrejt të tretëve ose, në rastin e procedurave të shpërndarjes apo të falimentimit të personit juridik, mund të bëhet nga likuidatori apo administratori i falimentimit. Ndaj debitorit, i cili jep deklarim të rremë, zbatohet neni 320 i Kodit Penal."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →