NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 568

"(Shtuar fjalë në paragrafin e parë, shtuar fjali pas paragrafit të dytë me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008; shtuar fjalë në fund të paragrafit të parë, me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013) Shpallja për shitjen në ankand afishohet në zyrën e përmbaruesit gjyqësor dhe në vendin ku ndodhet sendi i paluajtshëm, gjykatë, komunë, bashki, njësitë bashkiake dhe në një vend apo vende të tjera publike, që ai i çmon të përshtatshme, si dhe për 5 ditë me radhë në dy gazeta kombëtare me tirazhin më të madh. Shpallja duhet të përmbajë emrin, atësinë dhe mbiemrin e pronarit të sendit, nëse për sendin është vënë hipotekë dhe për çfarë shume të hollash, çmimin e sendit me të cilin do të fillojë shitja, vendi, dita kur do të përfundojë shitja në ankand. Shitja nuk mund të bëhet para se të kenë kaluar 15 ditë nga shpallja e ankandit. Për shpalljen e shitjes në ankand duhet të njoftohen edhe kreditorët që kanë hipotekë. Çmimi fillestar në ankand është 80 për qind i çmimit të përcaktuar, sipas nenit 564 të këtij ligji."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →