NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 565

"Detyrimet e debitorit për sendin e lënë në ruajtje Sendi që sekuestrohet i lihet në ruajtje debitorit derisa të bëhet shitja e tij, duke qenë i detyruar debitori të kujdeset për të, si për sendin e tij. Në rast se debitori nuk kujdeset si duhet për sendin e lënë në ruajtje, përmbaruesi gjyqësor emëron një person tjetër për ruajtjen e tij, duke i caktuar një shpërblim. Emërimi dhe caktimi i shpërblimit bëhen në marrëveshje midis përmbaruesit dhe personit tjetër. Shpërblimi nxirret nga vlera e sendit të sekuestruar, pas shitjes së tij. Debitori ose personi tjetër, të cilëve u është lënë në ruajtje sendi i paluajtshëm i sekuestruar, duhet të japë llogari për të ardhurat e realizuara dhe shpenzimet e bëra për sendin. Ata përgjigjen sipas nenit 320 të Kodit Penal për veprime që bëhen pengesë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →