Neni 562
"Sekuestroja mbi mjetet e fluturimit Kur sekuestrohet një mjet fluturimi, në procesverbalin përkatës përmendet emri dhe kombësia e pronarit, shenjat dalluese të mjetit, vendin e regjistrimit, kapacitetin e të dhëna të tjera të kësaj natyre. Kopja e procesverbalit të sekuestrimit i jepet komandantit të aeroportit ku është bërë sekuestrimi i mjetit. Sekuestrimi ndalon fluturimin e mjetit. Komanda e aeroportit kur mjeti i fluturimit është i huaj, njofton menjëherë zyrën ku është regjistruar mjeti i fluturimit."