Neni 537
"Projekti i ndarjes së shumave (Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Kur shuma e nxjerrë nga ekzekutimi nuk mjafton për të paguar të gjithë kreditorët, përmbaruesi gjyqësor përgatit projektin e ndarjes, duke veçuar më parë shumat që nevojiten për kreditë që paguhen me preferim dhe nga pjesa tjetër që mbetet, paguan kreditë e tjera në përpjesëtim me shumat e tyre."