Neni 534
"Pjesëmarrja e kreditorëve të tjerë Në çdo fazë të ekzekutimit, gjersa nuk është përgatitur nga përmbaruesi gjyqësor projekti i ndarjes së shumave të nxjerra, mund të marrin pjesë në ekzekutim edhe kreditorët e tjerë të po atij debitori. Marrja pjesë e kreditorëve të tjerë në ekzekutim bëhet me kërkesë të tyre të shkruar së cilës i bashkëngjitet urdhri i ekzekutimit ose një vendim nga përmbaruesi gjyqësor se urdhri i ekzekutimit i është bashkëngjitur një çështjeje tjetër që është në ekzekutim."