Neni 531
"Detyrimet e debitorit pas vënies së sekuestros Nga çasti i vënies së sekuestros, debitori nuk ka të drejtë të disponojë sendin e luajtshëm ose të paluajtshëm ose kredinë ose të ndryshojë, dëmtojë apo të zhdukë sendin, përndryshe ka përgjegjësi, sipas dispozitave të Kodit Penal. Ky detyrim shtrihet edhe mbi personat që kanë në posedim sendin e debitorit."