Neni 525
"(Ndryshuar me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008 dhe nr. 114/2016, datë 3.11.2016) Tarifat fikse të përcaktuara për ekzekutimin e urdhrit ekzekutiv paguhen, fillimisht, nga kreditori dhe, pas përfundimit të procedurës së ekzekutimit, i ngarkohen debitorit. Shpenzimet e tjera, gjatë procedurës së ekzekutimit, paguhen nga pala që i ka shkaktuar ato. Masa e tarifës së suksesit, me përjashtim të rasteve kur nuk është e aplikueshme, përcaktohet me marrëveshje midis kreditorit dhe përmbaruesit gjyqësor, sipas legjislacionit që rregullon shërbimin përmbarimor gjyqësor."