"Fillimi i ekzekutimit të detyrueshëm Ekzekutimi i detyrueshëm nuk mund të fillojë para se të kenë kaluar afatet e parashikuara nga neni 517 i këtij Kodi, përveç kur ka rrezik se me kalimin e afatit, ekzekutimi do të bëhet i pamundshëm. Në këtë rast, përmbaruesi gjyqësor mund të fillojë menjëherë nga ekzekutimi i detyrueshëm."