NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 490

"Heqja dorë nga rekursi (Shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe ndryshuar me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa Kolegji Civil apo Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë nuk janë tërhequr për vendim. Heqja dorë bëhet me shkrim, e nënshkruar nga vetë pala ose avokati i saj, e pajisur me prokurë për këtë qëllim. 2. Akti i heqjes dorë u njoftohet palëve. Kur hiqet dorë nga rekursi dhe në gjykim kanë marrë pjesë të gjitha palët ose përfaqësuesit e tyre, nuk ka vend për shpallje të veçantë të vendimit të mospranimit të rekursit, por palëve u vihet në dispozicion vendimi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →