NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 476

"Depozitimi i rekursit (Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Rekursi depozitohet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin në afatin prej 30 ditësh nga dita e njoftimit që u është bërë palëve. 2. Së bashku me rekursin duhet të depozitohet: a) kopja e vërtetuar e vendimit të kundërshtuar dhe, kur është rasti, edhe e njoftimit kur ky është bërë; b) prokura e posaçme; c) aktet dhe dokumentet mbi të cilat është bazuar rekursi në aq kopje sa janë palët. 3. Kur rekursi nuk plotëson kushtet e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, nuk është nënshkruar sipas nenit 474 ose nuk është paraqitur në përputhje me paragrafin e parë të nenit 475 të këtij Kodi, relatori që ka dhënë vendimin ose gjyqtari i vetëm njofton palën për të plotësuar të metat e rekursit brenda 5 ditëve. Në këtë rast shqyrtimi i rekursit bëhet në dhomë këshillimi. 4. Kur ankuesi nuk plotëson ose korrigjon të metat brenda afatit, rekursi quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet palës së bashku me aktet e tjera të paraqitura prej tij. Kundër vendimit të gjyqtarit për kthimin e rekursit mund të bëhet rekurs i veçantë. 5. Kur të metat e rekursit janë plotësuar në afatin e caktuar, konsiderohet i regjistruar në datën e depozitimit në gjykatë. 6. Sekretaria e gjykatës që ka dhënë vendimin e kundërshtuar, pas shqyrtimit nga gjyqtari nëse rekursi është plotësuar në afat, përcjell dosjen së bashku me dokumentet në sekretarinë e Gjykatës së Lartë. 7. Kur të metat e rekursit nuk janë konstatuar nga gjykata më e ulët, relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë me vendim njofton palën për të plotësuar të metat brenda 5 ditëve. Kur të metat e rekursit nuk plotësohen brenda afatit, relatori, në dhomë këshillimi, vendos kthimin e rekursit. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →