Neni 470
"Ankimi kundër vendimeve të ndërmjetme (Ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017, shtuar fjalë në pikën 2 dhe 3 me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Vendimet e ndërmjetme që jepen nga gjykata e shkallës së parë mund të ndryshohen ose të tërhiqen gjatë gjykimit. Këto vendime mund të goditen me ankim së bashku me vendimin përfundimtar. 2. Megjithatë, në rastet e parashikuara shprehimisht në këtë Kod, kundër vendimeve të ndërmjetme mund të bëhet ankimi i veçantë në gjykatën e apelit ose rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve nga njoftimi i tyre. 3. Ankimet ose rekurset e veçanta kundër vendimeve të ndërmjetme shqyrtohen në dhomë këshillimi brenda 30 ditëve nga dita e regjistrimit të tyre në gjykatën më të lartë."