"Apeli kundërshtues Pala që nuk ka bërë ankim apo pala kundër së cilës është bërë ankimi, mund ta kundërshtojë atë me kundërankim brenda 5 ditëve nga dita që ka marrë njoftim për ankimin e palës tjetër. Ankimi kundërshtues duhet t’u njoftohet palëve të tjera në gjykim, sipas rregullave për njoftimin e ankimit."