Neni 450
"Mospranimi i ankimit (Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjyqtari i vetëm i gjykatës që ka dhënë vendimin, në dhomë këshillimi, menjëherë pas paraqitjes së ankimit, vendos mospranimin e ankimit kur: a) është paraqitur jashtë afatit; b) nuk ndreqen të metat në afatin e caktuar sipas nenit 455 të këtij Kodi; c) është bërë kundër një vendimi ndaj të cilit nuk lejohet ankim; ç) është bërë nga një person që nuk legjitimohet të bëjë ankim; d) është hequr dorë nga ankimi. 2. Kundër vendimit të mospranimit të ankimit mundet të bëhet ankim i veçantë. 3. Mospranimi i ankimit mund të deklarohet në çdo shkallë gjykimi."